James Cutfield, kapiteni i superjahtit luksoz që u mbyt në brigjet italiane dhe ku gjetën vdekjen shtatë persona, është zyrtarisht nën hetim. 50-vjeçari po hetohet për vrasje nga pakujdesia dhe mbytje të mjetit lundrues thonë mediat e njohura italiane La Repubblica dhe Corriere della Sera.

Autoritetet e kanë marrë kapitenin në pyetje për më shumë se dy orë. Mësohet se tha se prokurorët mund të hetojnë gjithashtu një anëtar të ekuipazhit i cili ishte në detyrë kur moti i keq përfshiu mjetin lundrues, por mundi t’i mbijetonte tragjedisë.

“Jahti u ndërtua për të dalë në det në çdo mot”, tha për të përditshmen La Stampa, Franco Romani, një arkitekt që ishte pjesë e ekipit që e projektoi mjetin luksoz.

Romani tha gjatë kësaj interviste se ekuipazhi e nënvlerësoi motin e keq dhe se ata duhet të ishin siguruar që të gjitha dyert të ishin mbyllur dhe spiranca të ishte hequr përpara se stuhia të përfshinte jahtin.

Klan News