Ka rezultuar me një fund tragjik lundrimi me anijen turistike “Ilinden” për një grup turistesh bullgare, trupat e 15 prej te cilëve u gjeten te pajete ne thellësi te liqenit te Ohrit.
Ngjarja e rende ndodhi mesditën e kësaj te shtune ne pjesën maqedonase te liqenit te Ohrit.
Anija turistike “Ilinden” ishte nisur për një udhëtim drejt manastirit te Shën Naumit. Ajo arriti te lundroje deri ne 300 metra larg bregut ku dhe u fundos brenda pak minutash.
Pamjet shokuese te operacionit te kërkim-shpëtimit tregojnë pikërisht nxjerrjen ne breg të të mbyturve nga ky aksident tragjik.
Nuk ka ende shifra te sakta lidhur me numrin e viktimave dhe te shpëtuarve nga kjo tragjedi.
Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Brendshme 15 trupa janë nxjerre te pajete,3 persona rezultojnë te zhdukur, ndërsa 5 nga 35 personat e shpëtuar janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohe agjencia vendase e lajmeve, Makfax, që citon Ministrin e Mbrojtjes, Zoran Konjanovksi, raporton se numri i viktimave mendohet te jete 22.
Turistet e mbijetuar nga kjo tragjedi kane pohuar se kane dëgjuar një shpërthim dhe me pas kane pare anijen te çahet me dysh dhe te fundoset.
Shkak i kësaj avarie mendohet te ketë qene ngarkesa mbi kapacitet e lejuara. Sipas informacioneve zyrtare ne bordin e anijes turistike ndodheshin mbi 74 persona, nga 43 qe ishte kapaciteti i saj.
Kryeministri Gruevski dhe personalitetet te larta shtetërore kane mbërritur ne vendngjarje, ndërkohe qe Ministri i Transporteve, Mile Janakieski ka dhënë dorëheqjen.
I pranishëm ne vendngjarje është dhe presidenti bullgar, George Ivanov. Ndërkohë qeveria maqedonase e ka shpallur ditën e diele dite zie kombëtare./tvklan.al