Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

George Ivanov

Ministri kosovar Hyseni në Maqedoni, diskutime për hapjen e ambasadave-(6 Nëntor 2009)

Maqedonia edhe 3 muaj nuk do të ketë ambasadë të veten në Prishtinë paralajmëroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshovski. Një paralajmërim të tillë Milloshovski i bëri pas takimit me kolegun e tij kosovar Skënder Hyseni, duke thënë se shkak për këtë zvarritje janë procedurat e komplikuara kosovare për hapjen e...

Nëntor 6, 2009

Kryeministrat Berisha e Thaçi takim, diskutime për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë-(6 Tetor 2009)

Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kosovë, në vizitën e tij të parë që pas shpalljes së pavarësisë. Pas takimit kokë më kokë me kryeministrin Hashim Thaçi, në konferencën e përbashkët për shtyp të dy liderët afirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes tyre dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre në të ardhmen evropiane. Thaçi garantoi se...

Tetor 6, 2009

Deklarata e kryeministrit grek Karamanlis: Maqedonia kërcënim kombëtar – (29 Shtator 2009)

Maqedonia është një kërcënim kombëtar. Deklarata e fortë është e kryeministrit grek Kostas Karamanlis, e bërë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Kryeministri ende në detyre i është rikthyer konfliktit të emrit me Maqedoninë, pikërisht në një kohë aspak të përshtatshme për Shkupin, i cili tashmë ka probleme edhe me Bullgarinë e shqiptarët, për...

Shtator 29, 2009

Kryeministri Berisha në SHBA, takimet me George Ivanov dhe Kevin Rudd – (23 Shtator 2009)

Enciklopedia maqedonase është diskutuar edhe mes kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, në një takim të zhvilluar mes tyre në Nju Jork. Kreu i qeverise shqiptare theksoi se publikimi i kësaj enciklopedie është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm. Ai kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve të larta të Shkupit për faktin...

Shtator 23, 2009

Tragjedia e Ohrit ftoh raportet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë – (8 Shtator 2009)

Tragjedia që ndodhi në liqenin e Ohrit me çrast humbën jetën 15 turist nga Bullgaria dhe 5 të tjerë u lënduan si duket do t’i ftohë edhe më tepër raportet ndër shtetërore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kryeministri bullgar Bojko Borisof nga Sofia ka adresuar akuza të rënda në adresë të Maqedonisë, duke vlerësuar se Maqedonia...

Shtator 8, 2009

Anija Ilinden fundoset në Ohër, shpallen 15 persona të vdekur-(5 Shtator 2009)

15 persona të vdekur, 3 të zhdukur dhe të lënduar është bilanci zyrtar i tragjedisë që ndodhi sot në liqenin e Ohrit, kur një anije me 74 persona në bord është fundosur në ujërat territoriale të Maqedonisë. Bilanci i personave të vdekur nuk është përfundimtar pasi akoma nuk dihet fati i personave të zhdukur. Po...

Shtator 5, 2009

Tragjedia në Ohër, fundoset tragjikisht anija me turistë bullgarë-(5 Shtator 2009)

Ka rezultuar me një fund tragjik lundrimi me anijen turistike “Ilinden” për një grup turistesh bullgare, trupat e 15 prej te cilëve u gjeten te pajete ne thellësi te liqenit te Ohrit. Ngjarja e rende ndodhi mesditën e kësaj te shtune ne pjesën maqedonase te liqenit te Ohrit. Anija turistike “Ilinden” ishte nisur për një...

Shtator 5, 2009

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic përçan qeverinë e Shkupit-(25 Gusht 2009)

Oferta e ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremic për pjesëmarrje të ish republikave jugosllave në përgatitjen e samitit të vendeve të painkuadruara që në vitin 2011 do të mbahet në Beograd, si duket ka shkaktuar përplasje në koalicionin qeverisës në  Maqedoni. Burime qeveritare  për TV Klan njoftojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti shqiptare...

Gusht 25, 2009

Zhduket dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit-(15 Gusht 2009)

Paralelisht me manifestimet e organizuara me rastin e 8-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë për rëndësinë e këtij dokumenti, u paraqit edhe informacioni se dokumenti origjinal i kësaj marrëveshje është zhdukur. Informacionet e këtilla janë paraqitur për shkak se origjinali i Marrëveshjes së Ohrit nuk gjendet as në Arkivin...

Gusht 15, 2009

Analistët thirrje Maqedonisë: Të mos influencohet nga Serbia-(19 Qershor 2009)

Analistët nga Kosova dhe Maqedonia u kanë bërë thirrje zyrtarëve në Shkup që në ndërtimin e raporteve me Kosovën të mos influencohen nga Beogradi zyrtar. Një apel të këtillë në tribunën e organizuar nga Forum Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentim në Shkup e kanë bërë analisti kosovar, Yll Hoxha, dhe analisti nga Maqedonia, Gjuner...

Qershor 19, 2009