Ndeshjet e javës së 14 të Superligës nuk sollën ndryshime në rtenditje, veçanërisht për kreun dhe fundin e klasifikimit.

Por gjithsesi ka disa lojtarë që u veçuan. Në formacionin me të mirë të javës bëjnë pjesë futbollistë vetëm nga 5 skuadra të kampionatit.

Sipas votimit të trajnerëve të kombëtareve të moshave, portieri i javës është ai i ekipit të Partizanit, Pano Qirko.

Vllaznia ka dy lojtarë në mbrojtje, Melos Bajrami dhe Erdenis Gurishta.

Mbrojtja më e mirë plotësohet nga Alex Peralta i Bylis dhe Mahamadou Dembele i Tiranës.

Në mesfushë janë Ardit Hila i Elbasanit, Ian Soler i Tiranës dhe Arbin Zejnullai i Egnatia.

Në qendër të sulmit është votuar Peter Mandela Itodo i Dinamos, ndërsa në krah Emir Rashica i Skënderbeut dhe Albers Keko nga Partizani. Të gjithë shënues për skuadrat e tyre këtë javë.

Për javën e 14-të, si trajneri më i mirë është cilësuar Thomas Brdariç i Vllaznisë, pas fitores 2-1 ndaj Teutës në sfidën e zhvilluar në Shkodër.

Tv Klan