Barazimi pa gola në ndeshjen e parë ka lënë gjithçka të hapur në duelin çerekfinal të Kupës, Vllaznia-Elbasani.
90 minutësh që do të përcaktojë skuadrën që do të shkojë në gjysmëfinalen e kompeticionit. Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç thekson se kjo sfidë është tepër e rëndësishme për objektivat e skuadrës.
“Është një sfidë e madhe. E dimë që është një ndeshje me eliminim, kush fiton kalon raundin. Kemi ndeshjen në shtëpinë tonë, duhet ta luajmë në mënyrë sa më profesionale, objektivi është të fitojmë ndeshjen, do të punojmë fort për këtë. Duhet t’i shtyjmë këta lojtarë për rezultatin e duhur”, tha Thomas Brdariç.
Brdariç shton se në fund do jenë tifozët e tyre ato që do festojnë.
“Shpresojmë të kemi tifozët tanë dhe të festojmë të gjithë bashkë. Normale dhemb që Balaj nuk e shënoi penalltinë, por ai është një lider dhe ndeshjen tjetër do të provojë prapë, është diçka që ndodh. Ai i shpëtoi dy pikë ekipit, nëse ai ka mundësi do të bëjë më mirë. Iu them lojtarëve gjithmonë që duhet të investojmë më tepër se 100% dhe nëse e bëjmë fitojmë ndeshjen”, tha Brdariç.
Sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit do të luhet këtë të martë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Klan News