Transferimi i Steven Bergwijn tek Ali Ittihad në Arabinë Saudite, ka krijuar polemika të shumta në Holandë. Trajneri i “tulipanëve”, Roland Koeman, i mbylli derën sulmuesit, pasi sipas tij zgjodhi paratë para futbollit.
Nuk ka munguar edhe një reagim i Bergwijn, i cili për “De Telegraaf”, deklaroi se trajneri duhet të kishte folur me të, për të dëgjuar anën tjetër të historisë. Ndër të tjera, ai tha se nuk shkon më në kombëtare për kohën që Koeman do të jetë trajner aty.
“Unë as nuk dua të luaj më për këtë trajner. Nuk do të luaj për dikë që flet ashtu për një lojtar në media. Ai mund të më telefononte, të dëgjonte anën time të historisë. Si mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua? Nëse do të ishte një trajner i përkushtuar i kombëtares, do të më kishte telefonuar i pari. Më duhej ta dëgjoja në TV. Kam kaluar edhe shumë momente të mira me trajnerin, por jam i zhgënjyer me të. Gjithmonë e kam konsideruar nder të luaj për kombëtaren holandeze. Por me këtë trajner, nuk dua ta bëj më.
Kalimi tek Al Ittihad, është një mundësi e artë nga pikëpamja sportive dhe financiare. Është një rrogë nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë të fitoja si një fëmijë i vogël.”, deklaroi Bergwijn.
/tvklan.al