Veliaj: I kemi rindërtuar shtëpitë pa dallime partiake
Tre familje të tjera në Farkë do ta festojnë ndërrimin e viteve në shtëpinë e rindërtuar pas shembjes nga tërmeti i 26 Nëntorit. Certifikata e pronësisë iu dorëzua nga kryebashkiaku Veliaj, i cili vlerësoi se procesi i rindërtimit ka ecur me shpejtësi kudo.
“Kemi rastin e Kroacisë. Tërmeti ra në Mars të këtij viti, në Shtator ata kaluan ligjin për ndihmat dhe ende s’ka nisur rindërtimi i shtëpisë së parë. Do të thotë se nëse ka vullnet, edhe një qytet apo shtet modest si i yni, mobilizohen të gjithë, si një skuadër, për t’ia dalë mbanë”.
Të tjera familje do të marrin çelësat e shtëpisë në dy ditët e mbetura të vitit.
“Kjo nuk bëhet po s’pati bashkëpunim, qoftë për përgatitjen e dosjeve, qoftë për procedurat e tjera, për të qenë transparentë me të gjithë ata që kanë dhënë para, si shteti shqiptar apo shtetet e huaja. Kemi qenë transparentë edhe me qytetarët, kemi bërë shtëpinë e dikujt që është në nevojë, me katër fëmijë, që ka jetuar në kushte jashtëzakonisht të vështira, pa bërë asnjë dallim në është i majtë apo i djathtë, i veriut apo jugut”.
Këto ditë festash Bashkia e Tiranës ka nisur edhe operacionin “Kutia”, që u vjen në ndihmë fëmijëve nga familje me kushte të vështira ekonomike.
Tv Klan