Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Ndaj një makine është vendosur tritol. Mjeti në fjalë, në pronësi të 37-vjeçarit Alban Bushati ka qenë i parkuar në rrugën “Martin Camaj” në lagjen “Partizani”.
Ndërkohë mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.
Ajo thotë se lënda plasëse është vendosur tek goma e parë e makinës, duke e dëmtuar atë pjesërisht.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njoftoi policia.
Alban Bushati ka deklaruar për hetuesit se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë bërë pasi nuk ka konflikte. Ai aktualisht punon si shitës fruta-perimesh ndërsa më herët dyshohet se është marrë me bastet sportive.
/tvklan.al