Një shpërthim tritoli ndodhi rreth orës 02:30 të të ditës së sotme në Pogradec pranë një sheshpushimi brenda një pallati.

Tritoli, sipas policisë së këtij qyteti është vendosur pranë banesës së Meardi Berberit, që konsiderohet si person me precedentë të theksuar penalë. Lënda plasëse nga shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Berberi kohët e fundit kishte dalë nga burgu pas përfitimit nga amnistia penale.

Tv Klan