Laçi siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Kupës, pasi mposhti Kukësin me rezultatin 3-1.

Triumf me përmbysje nga kurbinasit, që e panë veten në disavantazh në minutën e 20-të, kur shënoi Badjie për verilindorët.

Megjithatë bardhezinjtë përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë. Dy gola të shpejtë të Tresës dhe Bullarit, i dhanë avantazhin 2-1 skuadrës së Morieros.

Në fraksionin e dytë, Bullari kompletoi dopietën personale dhe vulosi kualifikimin e Laçit për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. /tvklan.al