Me golat e Enis Çokajt dhe Myrto Uzunit Lokomotiva e Zagrebit u kualifikua në finalen e Kupës së Kroacisë.
Lokomotiva fitoi me shifrat 3-1 në gjysmëfinale ndaj Slaven Belupo, një fitore e madhe me përmbysje në transfertë për skuadrën ku aktivizohen 5 futbollistë shqiptarë dhe të gjithë u aktivizuan në këtë ndeshje.
Në minutën e 68-të erdhi edhe Enis Çokaj barazoi pasi skuadra vendase kishte shënuar golin e parë ndërsa goli i Uzunit që vendosi rezultatin 3-1 erdhi n5 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt.
Për Uzunin ky ishte goli i 12-të sezonal, 9 prej tyre i ka shënuar në kampionat dhe 3 në Kupë.
Tv Klan