Një grua 35-vjeç nga Tirana ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të treguar torturat që ka përjetuar gjatë viteve të martesës së saj. Nëna e 5 fëmijëve ndër vite është dhunuar nga bashkëshorti i cili ka dhe një bashkëjetuese tjetër dhe 1 fëmijë. Gruaja ka bërë shumë përpjekje që ta mbajë familjen e bashkuar. Ajo tregon se shkoi tek vjehrra me shpresën se do e rikthejë burrin dhe të jetojnë të lumtur, por përpjekjet dhe sakrificat e saj ishin të kota.
35-vjeçarja: Shkoj të jetoj atje, zotëria vinte me nerva sepse pinte dhe kokainë. Unë mbaja fëmijët, ai nuk vinte fare në shtëpi. Isha shtatzënë dhe një moment i çoj një mesazh dhe i them hajde në shtëpi ose unë do kap familjarët e asaj që po jeton ti dhe i zgjidhim gjërat një herë e mirë. Më thotë po e bërë atë gafë unë do të të eliminoj. Vjen në shtëpi dhe godet me shpulla me grushta. Merr peshqirin dhe më bën një vizë në fytyrë, i kam dhe në foto. Bie një moment në tokë dhe nga frika shkoj në banjo për t’u fshehur. E theu derën e banjës dhe më gjuante nga mbrapa me grushta dhe shkelma.
Në një moment thashë se mbarova. Më nxiu syrin. Shkoj në gjendje kome në dhomën time dhe vjehrra nuk donte t’ja dinte fare për mua. Fëmija im i madh shkoi tek komshia dhe lajmëroi prindërit e mi. Prindërit e mi u bënë alarmantë dhe erdhën më morën. Shkova tek prindërit dhe thashë do lind këtu. Linda dhe fëmija. Kisha lindje të vështirë, dy ditë dhimbje dhe fëmijën ma futën në oksigjen dhe mjekët thanë që është në dorën e Zotit. Kam ndenjur 1 muaj në spital dhe i lutesha Zotit që mos ma merrte këtë fëmijë. Si përfundim i dola dhe shkova të jetoj me fëmijët tek familja ime.
Ndërkohë që fëmijët rriten, 35 vjeçarja tregon se ajo u divorcua, por ish-bashkëshorti po i kthen fëmijët kundër saj. Edhe pse ka gjendje të mirë ekonomike, tashmë ai dëshiron që t’ja marrë shtëpinë ku jeton së bashku me 5 fëmijët. /tvklan.al