Një 65-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.     

Dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 65-vjeçari. 

Sekuestrohet një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje, në banesë.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi M. Gj., 65 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al