“Opinion” në Tv Klan është përqëndruar mbrëmjen e sotme në ngjarjen tragjike në Lushnje më 1 Mars 2024, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë. I ftuar në emision, gazetari Merin Maçi ka sjellë detaje tronditëse nga kjo ngjarje e rëndë.
Merin Ma֛çi: Këqyrja e plotë të vendit të ngjarjes është bërë 1 ditë pasi është regjistruar ky shpërthim, më datë 2 në 8 të mëngjesit dhe 1 ditë para se kanë bërë një këqyrje paraprake të vendit të ngjarjes, ajo se çfarë ka bërë hetuesit të befasohen ka qenë forca që ka pasur ky shpërthim për shkak se njëra prej gjymtyrëve të viktimës është gjetur rreth 40 metra larg vendit ku ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë që djali, i cili fillimisht ka qenë me shenja jete në momentin që kanë mbërritur bluzat e bardha është gjetur i zhveshur dhe pa rroba për shkak të djegieve që ka shkaktuar ky shpërthim. Ndërkohë që pjesa tjetër e personave të dëmtuar janë punëtorë të kapanoneve ngjitur…
Blendi Fevziu: Po deputeti ku është ndodhur aty?
Merin Maçi: Deputeti Bujar Çela ka qenë në pjesën e përparme pasi një pjesë e kapanonit kishte përfunduar. Ai ka qenë në një perimetër që nuk i ka shpëtuar dëmtimeve për shkak dhe të shpërndarjes së pjesëve metalike. Nga ajo që kam mësuar, më është bërë me dije se punimet në këtë magazinë do të zgjasin dhe për pak ditë dhe më pas gjithçka do të përfundonte.
Shpërthimi ndodhi në një kantier ndërtimi me konstruksion metalik të deputetit të PS Bujar Çela, ku shpërtheu një bombol me oksigjen gjatë ngritjes me vinç, duke lënë të vdekur vinçierin dhe djalin e tij.
Të plagosur mbetën 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti Çela i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e shpërthimit./tvklan.al