Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cetinjës, në Malin e Zi, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një konflikti.
Mediat malazeze raportojnë se mes të vrarëve janë edhe 2 fëmijë. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim.
Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në zonën e Bajices, në një tavernë pas një sherri që nisi si një përplasje fizike.
I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës dhe më pas ka vrarë edhe 2 fëmijët e tij.
Autoritetet janë në kërkim të autorit, ndërsa njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.
Klan News