Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi dorëheqjen si udhëheqës i Partisë Liberale, duke i hapur rrugë kështu edhe largimit nga drejtimi i qeverisë. Në konferencën për mediat, Trudeau, që e mbante postin e kryeministri që nga viti 2015, me tre mandate qeverisëse, tha se e kishte marrë këtë vendim pas konsultimit edhe me familjen.
“Do të jap dorëheqjen si lider partie, edhe si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ri. Parlamenti do te pezullohet deri me 24 mars, derisa te zgjidhet lideri i ri i partisë”.
Sakaq Trudeau do të jetë drejtuesi i një qeverie kujdestare.
53-vjeçari hyri në politike në vitin 2008 duke u zgjedhur fillimisht si deputet, e pas 5 vitesh mori drejtimin e partisë.
I cilësuar si një nga liderët më të rinj të vendit, Trudeau rriti popullaritetin duke nxitur vlerat progresive në skenën globale, duke e quajtur veten si një antidot të Donald Trump. Së fundmi ai pati përplasje të ashpra me presidentin e zgjedhur Trump, i cili lëshoi një mori kërcënimesh tarifore ndaj Kanadasë me rritje 25% të taksave të mallrave.
Vendi u fut në një krize politike edhe pas largimit të aleatit Partisë së Re Demokratike dhe dorëheqjes së papritur të ish-aleates politike, ministres së Financave Chrystia Freeland, që u largua pas rezervave që pati ndaj kundërpërgjigjes së vakët të Otavës ndaj deklaratave të Trump.
Si kandidatë të mundshëm për lider të Partisë Liberale përfliten ministrja e Jashtme, Melanie July dhe ish-ministrja e Financave, Chrystia Freeland.
Tv Klan