Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, mund të njoftojë dorëheqjen. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, sipas burimeve të veta.
Sipas burimit që foli në kushte anonimati për Reuters, ka shumë gjasa që Trudeau të japë dorëheqjen pas 9 vitesh në pushtet, megjithatë nuk ka ende një vendim përfundimtar.
Dorëheqja e Trudeau do t’i linte pa një kryetar edhe liberalët në Kanada, në një kohë kur sondazhet tregojnë se Partia Liberale do të humbasë përballë konservatorëve të opozitës në zgjedhjet që duhet të mbahen në fund të Tetorit.
Shumë deputetë liberalë i kanë kërkuar publikisht Trudeau që të largohet pas sondazheve të zymta.
Justin Trudeau u bë kryetar i Partisë Liberale në vitin 2013 e më pas fitoi zgjedhjet për Kryeministër.
Nëse ai jep dorëheqjen, siç po përflitet, ka gjasa që të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe të krijohet një qeveri teknike.
Sipas Reuters, Kryeministri Trudeau ka diskutuar me ministrin e Financave, Dominic LeBlanc nëse ky i fundit është i gatshëm që të marrë detyrën si udhëheqës i përkohshëm i partisë por dhe si Kryeministër.
/tvklan.al