Donald Trump e quajti Barak Obamën një burrë shumë fisnik gjatë takimit të tyre për kalimin e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë. Obama u tha gazetarëve se nëse Trump ia dilte me sukses, Amerika do jetë gjithnjë e suksesshme në ngjarje politike.

Trump tha se do kërkonte këshillën e Obamës si president, ndërkohë që ai i premtoi bashkëpunim gjatë periudhës së tranzicionit. Vizita e presidentit të ri të zgjedhur nisi në orën 10:30 të mëngjesit kur avioni personal i Trump, u ul në aeroportin kombëtar të Reaganit, dukë shënjuar një fillim të ri për Amerikën.

Ai do zhvillojë një takim dhe me zëdhënësin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe liderin e mazhorancës në senat Mitch McConnell, ndërkohë që është në qytet. Donald Trump së bashku me zëvendës presidentin Mike Pence, do zhvillojnë një takim me ish-presidentin, Joe Biden. Takimi Trump-Obama ishte diçka e papritur.

Fushata e Trump ka pasur deklarata të forta se Obama është i paaftë. Pas rezultateve të së martës, të dy ata kanë vendosur t’i lënë këto çështje mënjanë. Trump lavdëroi rivalen e tij Hillary Clinton të cilën gjatë fushatës së tij e kishte kërcënuar se do ta fuste në burg. Një takim kokë më kokë u zhvillua edhe mes dy Zonjave të Para, Mishel Obama dhe Melania Trump.

Shtëpia e Bardhë tha se administrata Obama po bën gjithçka që është e mundur që Trump dhe zyrtarët e tij kryesorë që ende priten të emërohen, të jenë të “përgatitur që nga dita e parë të mbrojnë sigurinë kombëtare”. Zyrtarët e zbulimit dhe të mbrojtjes po e informojnë Trump mbi kërcënimet e sigurisë së vendit dhe operacionet ushtarake jashtë.

Përveç kësaj, administrata Obama ka në plan të organizojë dy prova të disa agjencive qeveritare për të ndihmuar zyrtarët e administratës Trump të familiarizohen me mënyrat e përgjigjes ndaj emergjencave, qofshin sulmet terroriste apo katastrofa natyrore.

Takimi për kalimin e pushtetit vjen pas një sërë protestash që kanë shpërthyer në mbarë vendin, kundër zgjedhjes se presidentit të ri i cili fitoi zgjedhjet presidenciale me një diferencë të thellë në votat elektorale, por që humbi në votat popullore./ tvklan.al