Zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se raketa që goditi bazën ushtarake në Mosul, kishte në përmbajtje gazin mustard.

Ky është sulmi i parë i Shtetit Islamik me armë kimike, kundër forcave të koalicionit.

Sipas të dhënave nuk pati të lënduar nga gazi i cili shkakton vdekjen, duke dëmtuar lëkurën, sytë dhe rrugët e frymëmarrjes./TVKLAN.AL