Trupi i figurës kryesore të opozitës në Rusi, Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Navalnyt. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, falenderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij.

Kjo vjen pasi nënës së Navalnyt i ishte thënë të pranonte një varrim “të fshehtë”, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.

Asaj i ishte ofruar deri në mesnatën e kësaj të shtune, ose të pranojë të jetë e pranishme në një ceremoni të fshehtë për varrimin e të birit ku të mbajë sekret detajet, ose përcjellja e tij për në banesën e fundit do të kryhet nga autoritetet e burgut arktik ku Navalni vuante dënimin.

Nuk dihet ende se kur do të bëhet varrimi./tvklan.al