Mendimi human lëviz me shpejtësi 10 bit/sek në terma informatikë. Por kjo duket se është një vlerë e kufizuar për ta përshtatur me teknologjinë dhe idetë inovative të Elon Musk dhe hibridizimin e trurit me teknologjinë për të fuqizuar mendimin.
Sipas përllogaritjeve të Inistitutit të Teknologjisë së Californisë, truri njerëzor e përpunon mendimin me një shpejtësi prej vetëm 10 bit ne sekondë, ndërsa organet e ndjesive janë 100 mld herë më të shpejtë në perceptimin e informacionit nga mjedisi i jashtëm.
Ndërsa një lidhje Wi-Fi arrin një shpejtësi prej 50 mln bit në sek. Sipas autorëve të studimit, kjo shpejtësi kaq e ulët e përpunimit të informacioneve nga truri mund të jetë si pasojë e evolucionit të ngadaltë të paraardhësve tanë.
Edhe misterit pse truri jonë nuk është në gjendje të përpunojë më shumë se një mendim dhe jo shumë në mënyrë paralele në të njëjtën kohë, varet nga historia evolutive. Studimi i gjerë është publikuar në revistën shkencore Neuron.
Klan News