Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras do të zhvillojë të martën më 2 Prill vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore për t’u takuar në Shkup me homologun e tij Zoran Zaev.
Kjo është vizita e parë e Kryeministrit grek në shtetin fqinj qëkurse mori emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, duke zgjidhur kështu konfliktin disa vjeçar mes këtyre dy vendeve.
Dy Kryeministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Tsipras do të shoqërohet edhe nga 10 ministra e biznesmenë gjatë vizitës së tij. Sipas shtypit të Athinës, gjysma e kabinetit qeveritar grek do të jetë e pranishme në Shkup.
/tvklan.al