Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras thotë se respektimi i të drejtave të pakicave dhe i ligjit ndërkombëtar, është kusht themelor për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke i drejtuar kështu një mesazh Shqipërisë.
“Respektimi i të drejtës ndërkombëtare, respektimi i të drejtave të pakicave dhe sundimi i ligjit janë kritere të pacënueshme për anëtarësim në BE”
, u shpreh Tsipras, por duke mos e përmendur Shqipërinë.
“Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të ndjekin shembullin e bashkëpunimit”
, theksoi Tsipras, duke përmendur Serbinë si shembullin e rajonit që respekton minoritetet dhe të drejtën ndërkombëtare.
“Serbia i respekton këto kritere dhe vendet e tjera të rajonit duhet të ndjekin këtë rrugë”
, shtoi Kryeministri grek.
Tsipras e konsideron të rëndësishëm anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit, duke i bërë thirrje gjithashtu unionit që të japë një vizion të qartë dhe pozitiv ndaj këtyre shteteve. Këto deklarata, Alexis Tsipras i bëri gjatë konferencës në samitin mes Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. /
tvklan.al