Në tubimin e rradhës demokratët preferuan të mos dalin në shesh por para selisë së Partisë Demokratike ku kryetari Partisë Bashkimi Liberal Tedor Laço u tha të pranishmëve që mitingu të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00. Ky tubim i vogël vazhdoi për disa  minuta ku Laço siguroi që fitorja do të jetë e Partive të Bashkimit për Demokraci pasi sipas tij në çdo vend të botës fitorja u buzëqesh forcave parlamentare. Ish-kryetari i Parlamentit Pjetër Arbënori mori fjalën së bashku me Eqrem Spahinë ku u shprehen me tone të arshpra ndaj kryeministrit Nano dhe qeverisë së tij.

Pamje protestuesish para selisë së Partisë Demokratike, Teodor Laço duke folur para protestuesve nga ballkoni i selisë së PD. Pjetër Arbënori, Jemin Gjana, Ridvan Bode./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo