Punimet në tunelin e Llogarasë po ecin me ritme të përshpejtuara për t’i paraprirë sezonit turistik dhe afatit të 30 Qershorit të këtij viti.
Gjatë inspektimit të ndërtimit të rrugës që e lidh tunelin me aksin kombëtar Orikum-Dukat e Palasë-Dhërmi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se sezoni turistik po nis më herët dhe se gjatë fundjavës puna në tunel nuk duhet të pengojë trafikun drejt jugut.
Teksa punimet për zgjerimin e rrugës me nyjen lidhëse Palasë e Llogora janë ende në fazë fillestare, ministrja Balluku u shpreh se gjatë muajve të verës përmes tunelit nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
Tuneli i Llogarasë do të funksionojë në dy drejtime, dhe bashkë me aeroportin e Vlorës synojnë t’i japin tjetër frymëmarrje ekonomisë së zonës duke lehtësuar aksesin e udhëtarëve në drejtim të jugut.
Tv Klan