Moti i paqëndrueshëm nuk i ka penguar aspak vizitorët të frekuentojnë bregdetin e Durrësit këtë fundjavë. Shumë prej tyre po marrin rreze, të tjerë po shfrytëzojnë ujin e pastër të detit, por nuk mungojnë dhe ata që dalin për shëtitje, sidomos të huajt.

“Jemi nga Polonia. Kemi ardhur dje dhe është vështirë të jap një opinion gjithpërfshirës. Nga ajo që shohim deri tani, opinioni është pozitiv. Çmimet janë të pranueshme. Ne në fakt planifikojmë që të shohim vende të ndryshme në pak ditë, prandaj dhe erdhëm në Shqipëri për herë të parë.”

“Jam nga Republika Çeke. Vij për herë të parë në Durrës dhe sot është dita ime e fundit e qëndrimit këtu. Më pëlqen pamja që ofron plazhi. Çmimet janë shumë të mira, më lirë se në vendin tim.”

“Është përmirësuar shumë. Ne na tërheq jeta që bëhet këtu, çmimet e lira dhe ushqimi.”

Ndryshimet kryesisht në infrastrukturë për vendasit shihen si përmirësim i dukshëm që po i bëhen zonave bregdetare.

Krahas bregdetit, vizitorët që e frekuentojnë Durrësin në këtë periudhë të vitit, kanë interes të shtuar për t’u njohur edhe me sitet historike e arkeologjike.

Klan News