Zona e bregdetit të Adriatikut, ajo veriore e brendshme, zona e Tiranës, qendrori, e bregdetit të Jonit dhe ajo jugore e brendshme janë 6 zonat në të cilat ndahet Shqipëria turistike në vizionin e strategjisë për vitin 2030.
6 zonat turistike:
1. Klasteri i bregdetit të Adriatikut
2. Klasteri verior i brendshëm
3. Klasteri i qytetit të Tiranës
4. Klasteri qendror
5. Klasteri i bregdetit të Jonit
6. Klasteri jugor i brendshëm
Këto zona gjeografike janë ndarë në bazë të disa veçorive të përbashkëta dhe ideja është që aty të përqendrohen apo të zhvillohen në të ardhmen, një sërë produktesh, aktivitetesh, eksperiencash, atraksionesh dhe infrastrukturash turistike të krahasueshme ose të ngjashme.
Zona e bregdetit të Adriatikut shtrihet nga kufiri me Malin e Zi në veri, deri në grykëderdhjen e lumit Vjosa në pjesën qendrore të vendit. Ai përfshin zonat bregdetare të disa qarqeve: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Fier.
Klasteri verior i brendshëm i turizmit ndodhet në pjesën veriperëndimore dhe përfshin qarqet e Kukësit dhe Dibrës, së bashku me pjesën e brendshme të qarkut të Shkodrës. Ai ka një kombinim të maleve të larta, luginave të qeta dhe pyjeve të dendura, duke u ofruar vizitorëve një gamë të gjerë aktivitetesh si për aventura ashtu edhe për relaksim. Zona qendrore e turizmit përfshin qarkun e Elbasanit dhe rajonet e brendshme rurale të qarkut të Tiranës, me përjashtim të qytetit të Tiranës.
“Për shkak të gjallërisë urbane, trashëgimisë së pasur historike dhe peizazheve natyrore, Tirana është një nga 6 zonat e ndarjes së hartës turistike. Parashikohet që deri në vitin 2030, netqëndrimet jashtë sezonit të pikut do të përbëjnë afërsisht 35% të totalit të netë-qëndrimeve të regjistruara; ku boomi është gjatë sezonit veror. Me rritjen e kërkesës, zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve dhe eksperiencave turistike gjatë gjithë vitit dhe përmirësimin e ofertës së turizmit, parashikohet që zënia mesatare vjetore e shtretërve të rritet në 34% deri në vitin 2030, nga 21% që është aktualisht.”
Tv Klan