Tirana ka zyrtarizuar largimin e parë nga ekipi, ndonëse merkato ende nuk është hapur. Klubi bardheblu ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Arhan Isuf.
Mbrojtësi bullgar u afrua në merkaton e verës, por nuk ka bindur drejtuesit dhe stafin me paraqitjet e tij.
Klubi i Tiranës ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshjen, për mbylljen e bashkëpunimit me konsensus. Isuf tashmë del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Arhan Isuf. Klubi dhe lojtari kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin dhe kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Arhan Isuf për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, thuhet në njoftimin e klubit. /tvklan.al