Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër” është vënë në pranga 66-vjeçari me iniciale N.Q.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kasnec të Shkodrës, në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj u gjetën 8.256 kg kanabis në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e djalit 17 vjeç të të arrestuarit, i dyshuar i pëfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al