Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme po trajton temën “Nga veriu në jug, çfarë ofrojnë bujtinat shqiptare”.
E ftuar në studion është Lindita Shabaj nga restorant “Te Cemi” në Tamarë e cila e tregon se si vendosi që të niste biznesin e saj. Ajo shprehet se vizita në Amerikë tek mamaja e saj e bëri që të vendoste hapjen e restorantit. Lindita tregon se klientela e tyre është kryesisht shqiptare.
Blendi Fevziu: Kur e keni hapur restorantin?
Lindita Shabaj: Po bëhen 6 vite. Kalon koha shpejt.
Blendi Fevziu: Po si e nisët?
Lindita Shabaj: Edhe ne si zonja më parë kishim ikur prej vendit. Ishim larguar nga Tamara. Shkova në Amerikë të takoj mamin, ku mami punonte në një restorant shqiptar. Aty shkova ta shoh te puna, duke ndenjur dy javë me të. Kur erdha në Shqipëri i them tim shoq që do të hapim restorant dhe kështu lindi ideja. Ishte rregulluar rruga e ishte kthyer në fshat turistik.
Blendi Fevziu: Çfarë janë turistët që vijnë kryesisht?
Lindita Shabaj: Turistët, ne klientelën e kemi shqiptare përgjithësisht sepse shqiptarët e duan restorantin, e dashurojnë ushqimin. Shqiptarë nga e gjithë Shqipëria. Turistë ka, por nuk janë shumë restorantesh, por janë marketesh. Pjesa më e madhe kanë atë mënyrën e vetë të të ushqyerit.
Ndërsa sa i përket ushqimeve në restorant Lindita shprehet se janë të gjitha bio të zonës dhe për këtë bashkëpunon me fshatarët e zonës./tvklan.al