Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje bore në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Sipas të dhënave të ARRSH, ka reshje dëbore në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth.

Siç raporton gazetarja Emi Kalaja rrugët janë të kriposura dhe të pastruara e për momentin nuk paraqiten problematika në qarkullim.

Pamjet në videon më poshtë janë nga rruga Bogë-Theth që duket se është mbushur nga dëbora.

Reshje dëbore ka pasur edhe në juglindje. Në Dardhës ka rënë gjatë natës 5 centimetra borë.

Megjithatë, siç raporton gazetarja Daniela Zisi nga Korça, rruga drejt fshatit turistik është e hapur dhe e qarkullueshme normalisht.

Në zonat urbane dhe pjesën tjetër të qarkut vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar./tvklan.al