Paul Pogba po përgatitet për rikthimin e tij në fushë dhe mund ta shohim në Serinë A.

Mesfushori francez është pa kontratë, ndërsa emri i tij së fundmi lidhet me Fiorentinën. “Fichajes” raporton se klubi nga Firence, po mendon t’i ofrojë një kontratë 31-vjeçarit.

Te Fiorentina besojnë se mund të përsëritet rasti i David De Gea, i cili u mor falas dhe është kthyer në një pikë kyçe për formacionin.

Afrimi i Pogba do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Fiorentinën, për shkak të eksperiencës së francezit.

Mesfushori është jashtë prej një kohe të gjatë, për shkak të pezullimit për doping. /tvklan.al