Bayer Leverkusen do të presë skuadrën e Bayern Munich, në sfidën e kthimit në Champions League, për fazën e 1/8-ve. “Aspirinave” u duhet një mrekulli për të kaluar më tej, pasi ndeshjen e parë e humbën 3-0.

Megjithatë trajneri Xabi Alonso beson te përmbysja e madhe, duke thënë se nga situatat që duken të pamundura, dalin gjërat e mëdha.

“Ndonjëherë nga situatat e vështira, të cilat duken të pamundura, mund të lindin gjëra të mëdha. Ne mund të bëjmë diçka ekipe. E dimë se nuk do të jetë e lehtë, por duhet të besojmë te përmbysja.

Të gjithë mendojnë se Bayern Munich është i kualifikuar. Tifozët e tyre e kanë 100% të sigurt këtë. Unë them se në futboll gjithçka mund të ndodhë. Duhet të fitojmë nesër. Nëse sezonin e kaluar fituam titullin kampion pa asnjë humbje, mund t’ia dalim edhe nesër”, tha Alonso.

Ndeshja Bayer Leverkusen-Bayern Munich do të luhet të Martën, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al