Java e 25-të në Bundesligën gjermane ka prodhuar surpriza të mëdha në rezultate.

Bayern Munich u mposht 2-3 në shtëpi me përmbysje nga Bochum. Bavarezët shënuan dy gola të shpejtë me Guerreiro, ndërsa shpërdoruan edhe një penallti në pjesën e parë.

Gjithashtu skuadra e Kompany luajti me 10 lojtarë nga minuta e 43-të, kur Palhinha u ndëshkua me të kuq.

Kjo i dha besim dhe forcë miqve, për të përmbysur rezultatin dhe për të marrë fitoren. Pavarësisht humbjes, Bayern mbetet në krye me 61 pikë dhe ruan distancën prej 8 pikësh me Leverkusen-in.

“Aspirinat” nuk përfituan nga ndalesa e rivalëve, pasi edhe skuadra e Alonsos u mposht në shtëpi nga Werder Bremen.

Humbje pësoi edhe Borussia Dortmund, me rezultatin 0-1 ndaj Augsburg në shtëpi. /tvklan.al