Bayern Munich mendon edhe për të ardhmen. Pasi ka blinduar kontratës me emra si Alphonso Davies dhe Jamal Musiala, rekordmenët gjerman kanë arritur akordin për të rinovuar me një tjetër futbollist kyç.
Bëhet fjalë për Joshua Kimmich, i cili sipas mediave gjermane e ka konfirmuar tashmë prezencën në Bavari edhe për disa sezone të tjera. Duke iu referuar asaj që raporton “Bild”, mesfushori gjerman do të qëndrojë i Bayern të paktën deri në vitin 2029.
Kapiteni i tretë i skuadrës ka qenë shpesh vendimtar për ekipin, fakt që e konfirmon edhe ky rinovim. Dilemat në Bavari kanë qenë të shumta nëse Kimmich do të bindet për të firmosur kontratën e re apo do të zgjedh të largohet nga “Allianz Arena”. Në rast të një dështimi të negociatave, interes për futbollistin kishte nga PSG dhe Arsenal.
30-vjeçari gjendet te Bayern Munich që prej vitit 2015, me të cilët ka fituar thuajse gjithçka, 1 Champions League, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Europe, 3 Kupa të Gjermanisë dhe 8 trofe të Bundesligës.
Klan News