Viktor Gyokeres është padyshim një nga sulmuesit më të mirë për këtë sezon. Shifrat e çmendura me fanellën e Sporting Lisbona, e kanë vënë atë në krye të listave të dëshirave për disa klube, në merkaton e verës.

Sipas asaj që raportohet nga “A Bola”, suedezi ka vënë në dijeni drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet në verë, për të nisur një aventurë të re.

Klauzola e largimit është 100 milionë Euro, por një marrëveshje mund të mbyllet për rreth 70 milionë Euro, për shkak të dëshirës së lojtarit.

Bayern Munich, Arsenal, Manchester United dhe Barcelona, janë disa nga klubet që duan shërbimet e tij, por numri i klubeve mund të shtohet në muajt e ardhshëm.

Gyokeres numëron 82 gola të shënuar dhe 24 asiste, në 90 ndeshje me fanellën e Sporting Lisbona. /tvklan.al