Real Madrid ka nisur bisedimet e para me trajnerin Xabi Alonso. Ish-mesfushori i madrilenëve, shihet si favoriti për të marrë drejtimin e skuadrës në verë.

Sipas të gjitha gjasave, trajneri Carlo Ancelotti do të largohet dhe për këtë arsye drejtuesit kanë nisur të mendojnë për pasuesin. Italiani ka kontratë deri në vitin 2026 dhe mund të mbetet në stol, vetëm në rast se fiton La Liga-n ose Ligën e Kampioneve.

Alonso ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me rezultatet e shkëlqyera të arritura te Leverkusen. Në verë emri i tij u përfol në klube të mëdha, si Bayern Munich dhe Liverpool.

Megjithatë në atë kohë tekniku spanjoll vendosi të rinovojë kontratën te Leverkusen, nga drejtimi i të cilëve mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Athletic” raporton se kanë nisur bisedimet e para mes Real Madrid dhe Xabi Alonso-s dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare. /tvklan.al