“Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit”, ky është paralajmërimi i radhës nga kreu i grupit të PD Gazment Bardhi.
Vendimin për përjashtimin e tij me 60 ditë nga Parlamenti, ai e lexon si frikë nga ana e kryeministrit. Në postimin e tij në “X”, i drejtohet kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë se ‘fatin e tij nuk e ndryshon dot’ pavarësisht masave që merr.
“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin! Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi.
1/2. Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 2, 2024
/tvklan.al