Një 31-vjeçar është arrestuar si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit Mario Metaj. Ai ka dalë sot para gjykatës ku ka deklaruar se është i pafajshëm. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë publik ende nga mediat greke.
Avokati i tij, Christos Tsolkas, ka deklaruar se 31-vjeçari është goditur 15 herë me kaçavidë në disa pjesë të ndryshme të trupit. Sipas avokatit, klienti i tij është rrahur dhe goditur me kaçavidë nga viktima Mario Metaj dhe vëllai i tij. Tsolkas ka vërtetuar se gjaku në kaçavidë i përkiste klientit të tij.
31-vjeçari i arrestuar nuk ka treguar asgjë në lidhje me një 26-vjeçar tjetër që dyshohet se është autori që ka qëlluar mbi të riun. Mario Metaj u ekzekutua me armë në qytetin e Patras në Greqi mbrëmjen e 25 Janarit.
Ai po udhëtonte me makinë kur u qëllua me armë në një kryqëzim rrugësh. I riu mori një plumb në kokë dhe për shkak të gjendjes së rëndë ndërroi jetë në spital. /tvklan.al