PD vendos në drejtimin politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtarë të Kryesisë qendrore, anëtarë të Këshillit Kombëtar apo anëtar të Kryesive të Degëve.
Dega e Devollit do të drejtohet nga Bledion Nallbati, ndërsa Shijaku nga Red Varaku. Ndërkohë degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetarët e PDSH.
Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër./tvklan.al