Trajneri i Holandës, Roland Koeman, i ka mbyllur derën e kombëtares sulmuesit Steven Bergwijn. Shkak për këtë është bërë transferimi lojtarit 26-vjeçar në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihad.

Sipas Koeman, në këtë moshë, ambicia më e rëndësishme duhet të jetë ajo sportive dhe jo ajo financiare.

“Steven Bergwijn shkoi në Arabinë Saudite në moshën 26-vjeçare. Është e qartë se kjo nuk ka të bëjë fare me ambiciet sportive. Kapitulli i tij me Kombëtaren holandeze është mbyllur. Ai ndoshta e dinte se çfarë do të kisha thënë për këtë. Nëse je 26 vjeç, ambicia më e rëndësishme duhet të jetë ajo sportive, jo ajo financiare.

Mund të kishte qëndruar tek Ajax. Jam shumë i sigurt se Ajax paguan mirë gjithashtu. Në moshën e tij, unë nuk do ta bëja. Mos e merrni atë vendim.”, përfundoi trajneri i Holandës.

Bergwijn kompletoi transferimin tek Al Ittihad në merkaton e verës, duke u larguar nga Ajax. Në arkat e klubit u derdhën 21 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një pagë të majme, siç ndodh me lojtarët që transferohen aty nga Evropa. /tvklan.al