Ishte samiti i fundit i G20 për presidentin në largim Joe Biden. 81-vjeçari humbi momentin e fotos tradicionale me liderët e tjerë botërorë në samitin që u mbajt në Rio De Zhaneiro.

Udhëheqësit botërorë, duke përfshirë presidentin kinez, Xi Jinping, kryeministrin indian, Narendra Modi dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, ecën në tapetin e kuq në muzeun mahnitës të Artit Modern të Rios, për t’u bërë gati për foto.

Biden dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, erdhën nga një drejtim tjetër, pas një takimi dy palësh, por ishte tepër vonë pasi liderët e tjerë ishin shpërndarë tashmë.

Në këtë foto ka munguar edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Zyrtarët amerikanë mohuan që Biden zgjodhi të mos ishte i pranishëm për të shmangur ministrin e  Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Klan News