Pas më shumë se dy muajsh, UEFA, ka pranuar një gabim të rëndë, të ndodhur në Europian. Bëhet fjalë për prekjen me dorë të Marc Cucurella, në çerekfinalen mes Gjermanisë dhe Spanjës.
Arbitri i asaj ndeshje, Anthony Taylor, e konsideroi gjithçka të rregullt, duke vazhduar lojën, ndërsa as VAR-i, nuk ndërhyri për të ndryshuar vendimin.
Ky vendim, është konsideruar nga Komisioni i Arbitrave, si shumë i rëndë dhe i gabuar.
Sipas “Relevo”, Komisioni i Arbitrave në UEFA, informoi gjyqtarët ndërkombëtarë se kishte një gabim shumë të rëndë në atë vendim. Sipas tyre, Taylor duhet të kishte dhënë një penallti për Gjermaninë për prekjen me dorë të e Cucurella-s dhe VAR gjithashtu duhet të kishte ndërhyrë që ai të rishikonte imazhet.
Në ata ndeshje, Spanja fitoi pas shtesave me rezultatin 2-1, për tu kualifikuar në gjysmëfinale dhe për të eliminua nga Europiani Gjermaninë. /tvklan.al