Spanja ka 6 lojtarë në formacionin më të mirë të Euro 2024 të shpallur nga UEFA. Në ekipin ideal të zgjedhur nga një grup ekspertësh bie në sy mesfusha e gjitha spanjolle në reshtimin 4-3-3.
Aty janë Fabian Ruiz, Dani Olmo dhe Rodri. Në sulm spikasin dy lojtarët e krahut Nico Williams dhe Lamine Yamal të cilët ishin tepër të rëndësishëm në suksesin e Spanjës, ndërsa në qendër është talenti i Gjermanisë Musiala.
Në mbrojtje është një tjetër spanjoll, Cucurella, ndërsa të tjerët janë francezi Saliba, zvicerani Akanji dhe anglezi Walker, i vetmi nga përfaqësuesja e tij edhe pse Anglia arriti në finale. Në portë është përzgjedhur Maignian i Francës.
Tv Klan