Gjatë rubrikës “Sy m’sy” që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta zhvillojë çdo javë duke biseduar me qytetarët, u ndal tek lista e opozitës në Tiranë dhe në Vlorë.

Ai paralajmëroi demokratët se nuk kanë për të marrë më shumë se 4 deputetë në qytetin bregdetar. Njësoj mendon edhe për listën e mbyllur të PD në Tiranë të cilën përshkuan si pjesa “VIP e kënetës”.

Ndërsa e kundërta thotë se po ndodh në PS. Sipas Ramës, ai po u thotë të tijëve se duan apo s’duan partia do të hapet pasi “uji i ndenjur bëhet kënetë”.

“Atë pasaportë ty nuk ta jep këneta, nuk ta jep bufi kënetës. Ty atë mund ta jepte Kujtim Gjuzi po Kujtimin e lanë jashtë. Nuk ta jep dot ty tribuna VIP e kënetës. Merre shihe listën e kryeqytetit. Kryeqyteti i Shqipërisë, viti 2025, shih listën. Shih se këtë të kanë thënë “haje këtë çorbë”. Se s’ke ku shkon, s’ke ça bën, haje. Merri, shihi një nga një të gjithë tribunën VIP të kënetës. Dop t’i s’do ti ata do të shkojnë në parlament. I ke në parlament. Vlonjatëve merri shiheni, Leskon bashkë me qirje Dulen keni ju demokratët e Vlorës.

Çfarë patriotësh jeni ju? Çfarë të mire i doni Vlorës ju nëse shkoni me Leskon dhe qirje Dulen. Doni s’doni ju, ata i keni në parlament. Ju do shkoni kot sepse nuk keni për të marrë më shumë se 4 deputetë në Vlorë. Edhe në Tiranë nuk keni për t’i marrë. Nuk do t’i merrni. Kaq. Do t’i marrin të tjerë, ju jo. Atëherë për çfarë do shkoni të votoni? Këta ju kanë thënë, doni s’doni ne këtu jemi. Ndërkohë që ajo që unë po bëj dhe ne po bëjmë është krejt e kundërta. Unë po u them të mive doni s’doni partia do hapet se PS e 2030 nuk mund të jetë kënetë, se uji i ndenjur bëhet kënetë. Kaq e thjeshtë është. Shqipërinë e 2030 nuk mund ta ndërtojmë nëse nuk kemi një Parti Socialiste që është gjithmonë e më shumë e të gjithëve”, tha Rama./tvklan.al