Katër persona kanë mbetur të vrarë në një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës. Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ishte aktive rreth kryeqytetit ukrainas.
Dritaret u thyen në rrethin Shevchenkivskyi, duke përfshirë një stacion metroje dhe një zjarr shpërtheu në një ndërtesë jo-rezidenciale, teksa nuk është e qartë se çfarë ishte në shënjestër.
Ndërkohë autoritetet paralajmëruan për një kërcënim me raketa balistike dhe u kërkuan banorëve vendas të shkonin për strehim.
Ky është sulmi i dytë fatal në Kiev këtë muaj, pas një sulmi vdekjeprurës në qytet në ditën e Vitit të Ri.
Ndërkohë, në qytetin jugor të Zaporizhzhia, autoritetet lokale thonë se gjashtë persona u plagosën në një sulm rus të shtunën. Mësohet se një grua është në gjendje të rëndë.
Këto sulme janë agresionet më të fundit në luftën që filloi në Shkurt 2022./tvklan.al