Mbrojtësi i Ukrainës, Ilya Zabarnyi tha skuadra është gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve të shtunën ndaj Shqipërisë dhe të martën ndaj Çekisë, të dyja do të luhen në Pragë.
Përfaqësuesja ukrainase kërkon të lerë pas paraqitjen e dobët në finalet e Euro 2024.
“Në Kampionatin Europian nuk shkoi ashtu siç donim. Paraqitja jonë nuk ishte pozitive. Shqipëria ka treguar një futboll të mirë. Ndeshjet që na presin janë të vështira. Por nuk duhet të ketë justifikime. Po përgatitetmi me shumë dëshirë dhe duhet t’ia dalim dhe t’i fitojmë”.
Ilya Zabarnyi edhe pse 22-vjeçar ka një përvojë të madhe me Ukrainën ku ka zhvilluar 39 ndeshje. Ai debutoi me përfaqësuesen A kur ishte 18 vjeç.
Tv Klan