Pavarësisht se me mungesa të theksuara në armatime, ukrainasit po ia dalin që luftën ta shtrijnë edhe territoret ruse pranë kufirit mes dy vendeve.
Intensifikimi i sulmeve ukrainase ditët e fundit ka bërë që zona kufitare ruse e Belgorodit të ketë një panoramë lufte, ashtu si në Ukrainë, duke detyruar guvernatorin Vjaçesllav Gladkov të urdhërojë evakuimin e banorëve nga fshatrat kufitarë më të rrezikuar.
Goditjet me raketa dhe dronë nga territori ukrainas kanë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur në këtë qytet, në një hark kohor prej një jave, ndërsa kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si në infrastrukturë, biznese dhe pallate banimi.
Sulmet e tyre janë mbështetur në terren edhe nga grupe rusësh të armatosur dhe me uniformë, që kundërshtojnë Vladimir Putinin dhe mbështesin ushtrinë ukrainase.
Ushtria ruse tha se ka zmbrapsur dhjetëra tentativa, të trupave tokësorë ukrainas për të kapërcyer kufirin drejt Belgorodit.
Tv Klan