Prej muajsh aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë jashtë territorit të vendit kanë shënuar trajektore rënëse. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se në muajin mars të vitit 2024 u regjistruan 624 aplikime për azil, nga të cilat 446 aplikime u shënuan për herë të parë. Krahasuar me muajin shkurt të këtij viti, vihet re se kërkesat janë ulur me 28% ose rreth 124 kërkesa më pak.
Duke analizuar shifrat e muajve paraardhës treguesit e kërkesave për azil janë në rënie.
Sipas Eurostat Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, ndjekur nga Italia e Gjermania.
Sa i takon vendeve të rajonit, të dhënat tregojnë se shtetasit nga Kosova janë orientuar drejt azilit më shumë se qytetarët nga Shqipëria apo shtetasit e Maqedonisë së Veriut e Serbisë, duke kryesuar listën me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në vendet e BE-së.
Tv Klan