Lajme Arkiva 2003

Ulen ndjeshëm masat mbrojtëse ndaj sindromit akut respirator në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Mjekët e qendrës shëndetësore kanë zbehur kontrollet si ndaj pasagjerëve të cilët mbërrijnë nëpër linjat ajrore që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë për hapjen e SARS-it.

Ashtu edhe ndaj pasagjerëve të cilët kanë fluturuar ndaj vendeve të Azisë juglindore apo Kanadaja me linjat transite për në Shqipëri. Shumica e udhëtarëve pohojnë se përveç kontrollit të policisë dhe doganës në këtë aeroport nuk i janë nënshtruar asnjë kontrolli tjetër.

Gazetarja: Kontrolli ndaj SARS si ju duket?

Qytetar: S’patëm kontroll për SARS këtu.

Gazetarja: Fare?

Qytetar: Jo, fare.

Qytetar: S’kishte kontrolle.

Gazetarja: Fare, nuk ju pyetën fare?

Qytetar: Jo.

Gazetarja: Si ju kontrolluan çfarë ju thanë?

Qytetar: Po na pyetën nga vini.

Gazetarja: Nga vini? A ju pyetën për SARS?

Qytetar: Po.

Gazetarja: Si ju kontrolluan, cili ishte kontrolli këtu në Shqipëri?

Qytetar: Me pyetje.

Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kohë që ka ngritur zërin për sindromin vdekjeprurës në vendin tonë procedurat shmangen hapur. Kjo ndodh kryesisht me linjat trazonit që sjellin pasagjerët nga vendet e largëta me të vetmet arsye se e kanë kaluar njëherë kontrollin për rrezikun e përhapjes së SARS.

Në aeroportin Nënë Terëza në Rinas i vetmi që lidh vendin tonë me vendet e tjera sipas statistikave zbresin rreth 500 pasagjerë në ditë.

Mjafton të thuash emrin e një shteti i cili nuk ndodhet në listën e vendeve që paraqesin rrezikshmëri të lartë për përhapjen e sindromit e rëndë akut respirator SARS dhe të gjithë pasagjerët e Rinasit kalojnë fare kollaj. Mjekët tanë ndryshe nga të gjitha procedurat që përdoren në aeroportet e tjera këtu vetëm të pyesin dhe nuk shohin listën prej nga vijnë pasagjerët në të vërtetë./tvklan.al